Informatat

  • Mob: +377 44 221 100
  • Email: troftaedrinit@hotmail.com
  • Adresa: Magjistralja Pejë - Rozhajë
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Restorant Trofta e Drinit

Restorante

Restorant Trofta e Drinit është i vendosur 620 metra në nivel mbidetar. Ofron pamje panoramike dhe ajër të pastër. Restoranti gjithashtu ka mjaft hapësirë dhe është i dekoruar me ngjyra të ngrohta. Ndër të tjerash restoranti ka fermë të peshkut me 50 bazena, shërben specialitete të kuzhinës Kosovare por pasi që restoranti posedon bazena me peshq, specialiteti kryesor është peshku Trofta dhe llojet e tjera. Përveç se menyja e tyre përmban specialitete të mishit ajo gjithashtu është e pasuruar me pasta, pica etj.

Në mënyrë që ta bëjnë mjedisin më të këndshëm për ju dhe për fëmijët tuaj restoranti Trofta e Drinit ka një kënd lojrash për fëmijë. Mysafirët gjithashtu mund të pushojnë në tarracë, e cila u ofron pajme të mrekullueshme të perëndimit të diellit. Lugina është e përkryer për ecje, shëtitje të qeta dhe për të mbledhur fruta mali. Zona është ideale për çdo lloj sporti dimëror. Restoranti vetë mirret me organizimin e të gjitha këtyre aktiviteteve.