Informatat

  • Adresa: Drenoc
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Jo

Kompleksi i kullave të Drenocit

Atraksionet

Kompleksi i kullave si banesa në Drenoc përbëhet prej shumë lagjeve. Këto u ndërtuan si banesa të fortifikuara familjare, objekte ekzistenciale të tipit kullë. Kullat në kompleksin e vjetër të Drenocit janë të ndërtuara, duke u përqendruar në bazë të familjeve me prejardhje të përbashkët fisnore.  Kulla e Mazrekajve, në fshatin Dranoc,  në perëndim të Kosovës, që nga restaurimi i saj në 2004, ka shërbyer si një vend për aktivitete të ndryshme kulturore dhe turistike. Festimi i Ditëve të Trashëgimisë Evropiane në Kosovë, Seminare mbi tema të ndryshme, si dhe shërbimet të cilat janë ofruar nga kjo Kullë gjatë këtyre evenimenteve, si dhe i gjithë kompleksi historik i Dranocit, ka potencial për zhvillimin e turizmit kulturor.