Informatat

  • Tel: +386 49 644 400
  • Mob: +377 45 744 474
  • Adresa: Ana Len
  • Qyteti: Peje
  • Vend parkimi: Po

Restorant Time Caffe

Restorante

Restoranti gjendet në rrugën “Enver Hadri”, në Pejë. Restorant Time Caffe është vend shumë i bukur për të ngrënë i cili lë përshtypje shumë të mira. Vetëm pak hapa larg nga Sheshi “Skenederbeu” në Pejë, vend ky i cili frekuentohet shumë, ky restorant mahnitës do të ju plotësojë të gjitha kërkesat me menynë e saj tradicionale të ushqimit. Dekorim i thjeshtë me dritare të mëdha të cilat u ofrojnë mysafirëve të tyre një ambient të ngrohtë ku mund të kenë një vakt të shijshëm. Stafi i këtij restoranti e bën të pamundurën që ata të ndahen të kënaqur.

Ekipi i kuzhinierëve në Time Caffe ka krijuar një meny të mrekullueshme e cili përbëhet nga specialitete të ndryshme të mishit, pizzave, pastave, petullave dhe specialiteteve të ndryshme për mëngjes. Specialitetet e këtij restoranti janë të ndryshme. Ushqimi tradicional është pjesa kryesore e menysë, pizzat, pastat, sallatat, dhe gjithashtu specialitetet e ndryshme të mishit e përbëjnë menynë. Ëmbëlsira nuk mungon. Nëse ju pëlqen hapësira e hapur me asgjë sipër jush pos qiellit, atëherë këtu gjeni një tarracë, ku mund të shijoni specialitetet e restorantit dhe të kaloni një kohë të bukur derisa flladi i freskët vie nga malet e Rugovës.