Informatat

  • Tel: +377 44 135 667
  • Mob: +386 49 135 667
  • Adresa: Kuqishtë
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 11
  • Vend parkimi: Po

Restorant Te Liqeni

Restorante Shtëpi akomoduese

Ky restorant është i vendosur në qendër të maleve të Rugovës, duke ju ofruar pamje të bukura panoramike. Restoranti është i ndërtuar prej guri dhe druri, në stil të kabinave malore. Dritaret e mëdha ju mundësojnë të shijoni natyrën dhe pamjet e bukura. Menyja e restorantit përbëhet nga ushqime kryesisht tradicionale. Restoranti gjithashtu ka një tarracë ku ju mund të uleni dhe të shijoni specialitete të ndryshme të peshkut dhe mishrave. Restoranti ofron një sallë për konferenca me të gjitha pajisjet e nevojshme.

Këtu gjenden 11 shtëpi akomoduese. Secila nga këto shtëpi akomoduese është e pajisur me kamin dhe pastrimi i dhomave bëhet çdo ditë. Shtretër shtesë mund të shtohen, parkingu është falas dhe ka Wi-Fi por kafshët nuk lejohen. Aktivitetet që mund të organizohen këtu janë shetitjet në mal, ku mund të vizitoni ujëvarën dhe lumin, ju gjithashtu mund të mblidhni kërpudha dhe fruta mali. Këtu ka hapësirë të mjaftueshme për kamping. Shumë shpesh ndizet një zjarr i madh ku mund të mblidheni të këndoni dhe të pushoni.