Informatat

  • Mob: +386 49 617 287
  • Email: +377 44 267 766
  • Adresa: Bogë
  • Qyteti: Rugovë
  • Numri i dhomave: 8
  • Vend parkimi: Po

Restorant Burri

Motele Restorante

Motel & Restorant Burri është i vendosur në malet e Rugovës, 1386 metra mbi nivelin e detit. Dhomat ofrojnë ballkone me pamje panoramike të maleve dhe janë të dekoruara me ngjyra të ngrohta dhe janë shumë mikpritëse. Ato pastrohen çdo ditë. Mysafirët mund të porositin pije nga recepcioni dhe ti shijojnë ato në dhomat e tyre apo edhe poshtë në tarracë. Shtretër shtesë mund të shtohen sipas kërkesës. Restauranti ofron specialitete të ndryshme nga kuzhina italiane dhe ajo tradicionale. Kanë kuzhinierë me përvojë shumë vjeçare të cilët janë shumë të përkushtuar në punën të cilën e bëjnë. Ata kanë traditë të përgaditjes dhe njihen mirë për pizzat, pastat dhe sallatat e ndryshme, gjithashtu edhe për specialitetet e ndryshme të mishrave.

Mysafirët mund të bëjnë një sërë aktivitetesh në mjedisin përreth, të cilat organizohen nga restauranti, siç janë ecjet në natyrë, alpinizmi, shetitjet me bicikletë etj. Restoranti gjendet vetëm 2 minuta larg nga ski lifti, aty afër ju gjithashtu mund të merrni ski me qira, dhe gjithashtu të regjistroheni për klasa skijimi të cilat udhëheqen nga trajnerë profesional ndërkombëtar dhe kombëtar. Të interesuarve u ofrohet edhe transporti.