Informatat

  • Adresa: Junik
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Jo

Teqja e Sheh Xhaferit

Atraksionet

Teqja e Madhe Amë të Tarikatit Alijei – Halvetije apo siq nihet Teqja e Sheh Xhaferit ndertimet e se ciles filluan ne vitin 2002 krejtesish projekt ideor i babe Sheh Xhaferit,e ndërtuar gjithmonë në bazë të numrave karakteristikë për Tarikatin Alijei – Halvetije siç janë numrat 3, 5, 7, 12, 32, 52, 72 99. Në hyrje të Teqës është mbishkrimi që simbolizon vlerën e Tarikatit Alijei – Halvetije: Shkronja Elif –el që simbolizon dorën, Dall – që simbolizon gjuhën dhe B- Bel që simbolizon zemrën. E porosia e madhe është: mos e lëndo askë me dorë, mos e lëndo askë me gjuhë e ruaje pastërtinë e zemrës.Në hapësirën trekatëshe prej më shumë se 3 mijë metrash katror gjithëçka është e renditur dhe e paraparë në vendin e duhur. Në katin përdhes është paraparë të jetë një kuzhinë për ushqim ditor për të gjithë ata që i zë dreka apo darka në Teqe. Po në këtë kat janë edhe disa dhoma për ata që i nxë nata. Teqeja është shtëpia e madhe e kësaj ane. Juniku është i njohur për mikpritje prandaj të gjithë ata që ia mësyjnë Junikut sofrën e kanë të shtruar në Teqenë e Madhe Amë të Tarikatit Alijei – Halvetije të Junikut. Aty mund të gjejnë edhe shtrojën e fjetjes.
Në katin e parë janë parapri dhomat dhe hapësirat për ceremonitë ditore të Zotit të shtëpisë. Është hapësira për takimet kryesore me Shehun si dhe kthinat ku do të kalojë ditën e punës e të pushimit i Zoti i Teqesë.
Ndërkaq madhështia jo vetëm hapësinore por edhe bukuria artistike gjendet në katin e tretë të Teqese,ku e tere kjo perpos ploteson nevojat e myhybeve tani eshte shenderruar ne nje vend atraktive edhe per tu vizituar nga turiste vendor dhe nderkombetar.