Informatat

  • Mob: +386 49 827 591
  • Adresa: Mbretëresha Teutë
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Sweet Home

Restorante

Ky restorant është i vendosur në qendër të Pejës. Ushqimit sezonal dhe tradicional i jepet shumë rëndësi në këtë restorant të ri në zemër të Pejës, që gjendet rreth bregut të lumit. Dekori është i trendit të fundit dhe çdo gjë tjetër në lidhje me këtë vend – pijet, shërbimi, ambienti dhe mbi të gjitha, specialitetet e shkëlqyera – janë të veçanta.  Dyshemeja, banaku dhe ndriçimi i butë, muret në ngjyrë rozë të hapur, karriget prej druri dhe stolat rozë të vendosur jashtë janë një kombinim i bukur i cili përshtatet edhe me objektin edhe me vendin.

Restoranti gjendet rreth lumit, duke ju ofruar freski dhe në të njejtën kohë pamje të bukura dhe relaksuese. Menyja e këtij restoranti përmban ushqim tradicional, por është e pasuruar edhe me specialitete italiane. Sweet Home është e njohur për tortillat e saj të cilat janë pjesë e rëndësishme e menysë së saj gjithashtu edhe ëmbëlsirat janë pjesë e pandashme e menus së këtij restoranti.