Informatat

  • Mob: +386 49 586 740
  • Email: ilir_shala@live.com
  • Adresa: Drelaj, Rugove
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Shtëpia akomoduese Shqiponja

Shtëpi akomoduese

Shqiponja ka dy shtëpi akomoduese në Rugovë të cilat frojnë pamje panoramike të maleve dhe gjenden mbi 1120 metra lartësi mbidetare. Ato pastrohen çdo ditë, ndërsa kafshët shtëpiake lejohen vetëm në kopsht. Shtëpitë akomoduese janë të stilit tradicional, dhomat janë të mobiluara në stilin vendor. Një shtëpi akomoduese ka kuzhinë, TV kabllor, banjo dhe gjithashtu makinë larëse. Poashtu shtëpia posedon edhe një bibliotekë të pasur me libra në gjuhën shqipe ku ju mund të çlodheni dhe të shijoni pushimin tuaj.

Pronarët e shtëpisë gjithashtu kanë një hangar ku i mbajnë lopët, ndërsa në oborr janë kosheret me bletë, mjalti i të cilave është shumë i shijshëm. Përveç mjaltës ata gjithashtu ofrojnë raki shtëpie, lëng dardhe, kumshtë, hirrë dhe recel kumbulle. Shtpitë kanë hapësirë të mjaftueshme për kamping dhe për të luajtur futboll. Aktivitete të tjera të cilat ju mund të zhvilloni këtu është skijimi, ecja në natyrë dhe shëtitjet pranë lumit me një udhërrëfyes. Qyteti i Pejës gjendet 18 km larg nga lokacioni i shtëpisë akomoduese Shqiponja.