Informatat

  • Tel: +377 44 129 666
  • Adresa: Bogë
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 8
  • Vend parkimi: Po

Rugova Relax

Shtëpi akomoduese

Rugova Relax ndodhet në Bogë. Kompleksi ka 8 shtëpi akomoduese të ndërtuara në stil mjaft modern. Ofron pamje të bukura panoramike. Shtëpitë akomoduese në katin e parë përmbajnë një dhomë të ndejës dhe kuzhinë të pajisur me të gjitha elementet e nevojshme, ndërsa në katin e dytë gjenden dhomat e gjumit. Secila shtëpi ka një kamin. Vetëm një shtëpi akomoduese është e tipit VIP e cila për dallim nga të tjerat ka TV kabllor  HD. Këtu gjendet edhe një sallë konferencash me të gjitha pajisjet e nevojshme.

Aktivitetet që mund të organizohen këtu janë të ndryshme. Të tilla si ecjet e organizuara me udhëzues në shtigjet e vjetra të përdorura vetëm në të kaluarën. Rugova Relax ofron aktivitete të ndryshme dhe gjithashtu ka një fushë futbolli, volejbolli dhe hendbolli, dhe një tavolinë ping pongu. Ekziston edhe një kënd lojrash për fëmijët e vegjël. Një tavolinë e bilardos është gjithashtu në dispozicion të vizitorëve. Shtigjet e skijimit gjenden vetëm 10 minuta larg nga villa.