Informatat

  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Jo

Malet e Rugovës

Atraksionet
Malet e Rugovës gjenden në pjesën veri-perëndimore të Kosovës. Ky është rajon brenda “Bjeshkëve të Nemuna”,  të njohura gjithashtu si Alpet Shqiptare. Ato u shpallën park kombëtar në 2013. Malet e Rugovës janë renditur në vend të 4 në sportet dimërore nga Federata Ndërkombëtare e Skijimit. Njerëzit këtu gjithashtu ecin në natyrë, mirren me alpinizëm, paragajdizëm, dhe organizojnë pikniqe në natyrë.
Në Rugovë ka shumë shpella, ujëvara, liqene glaciale, maja të larta dhe tunele . Maja më e lartë është Hajla (2403 m), pastaj është Volujaku i cili është pothuajse aq i lartë. Peja mund të shihet nga maja Qafës së Qyqes. Maja e Gurit të Kuq (1522 m) gjithashtu ofron pamje të jashtëzakonshme.
Rugova është 93 km larg nga Prishtina.  Ajo përfshin një territor prej 20.330 hektarësh. Lumi “Lumbardhi” përshkon malin në gjysmë, duke krijuar në këtë mënyrë luginën dhe grykën. 85% e territorit është i mbuluar me pyje, 15% është lëndinë. Terreni është i pasur me gur gëlqeror dhe shpate të thikta dhe gryka të thella, të ngushta dhe erozive. Faqet malore janë me një pjerrësi prej 15 ° -30 ° por herë pas here ato arrijnë 45 ° -90 °. Terreni është i përbërë nga forma të ndryshme karstike të shumta të tilla si shpella, tunele natyrore, ujëvara, liqene akullnajore etj.