Informatat

  • Mob: +386 49 688 500
  • Adresa: Malaj, Rugove
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Rugova Camp

Hotele Restorante

Rugova Camp është i vendosur në afërsi të lumit në Malet e Rugovës, 913 metra mbi nivelin e detit. Rugova Camp ofron pamje panoramike të Grykës së Rugovës dhe lumit. Ata i posedojnë bazenat e tyre të peshkut trofta, gjithashtu përgadisin specialitete shumë të mira të peshkut. Restoranti është i njohur gjithashtu edhe për ushqimet e tyre tradicionale poashtu edhe për pizza, pasta, dhe sallata. Restoranti ka më shumë se 700 ulëse.

Camp Rugova ofron një sallë konferencash së bashku me pajisjet e nevojshme, e cila ka 150 ulëse. Në oborrin e biznesit gjenden 15 villa, me madhësi 12 m². Dhomat pastrohen çdo ditë. Shtëpitë akomoduese ofrojnë pamje panoramike të Grykës së Rugovës dhe lumit. Ata ofrojnë parking falas në garazhet e kompleksit dhe gjithashtu hapësira të lira për skarë. Lugina është e përkryer për ecje në natyrë, shëtitje relaksuse dhe për të mbledhur fruta mali. Zona është ideale për çdo lloj sporti dimëror. Rugova Camp i organizon shumicën e këtyre aktivitete.