Informatat

  • Mob: +386 49 127 637
  • Adresa: Bogë, Rugovë
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 8
  • Vend parkimi: Po

Shtëpia akomoduese Rudi Group

Restorante Shtëpi akomoduese

Shtëpia akomoduese Rudi Group është e vendosur në Bogë, 1386 metra mbi nivelin e detit. Dhomat janë të dekoruara me një stil të thjeshtë.  Peja është vetëm 20 km larg. Dhomat në Rudi Group për mysafirë përfshijnë TV, banjo moderne e cila është e pajisur ose me vaskë ose me dush dhe peshqirët ofrohen nga kompleksi. Restoranti i pronës ofron specialitete tradicionale sidomos specialitete të mishit. Më shumë opsione për ngrënie, kafene dhe bare mund të arrihen brenda 1 kilometërshit të parë.

Aktivitete rekreative që mund të organizohen këtu janë: ecje në natyrë, skijim, shetitje me bicikleta dhe kalërim. Rudi Group gjithashtu ofron pajisje skijimi me qira. Një shkollë skijimi me trajnerë profesional ndërkombëtar dhe kombëtar është në dispozicion shumë afër gjithashtu. Këtu ofrohet edhe një sallë konferencash me të gjitha pajisjet e nevojshme. Ski lifti gjendet vetëm 50 metra larg nga prona dhe stacion lokal i autobusit mund të arrihet në 500 metra.