Informatat

  • Tel: +377 44 125 488
  • Mob: +386 49 559 209
  • Email: Rudiady25@hotmail.com
  • Adresa: Bogë, Rugovë
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Kompleksi Rudi A&G

Restorante Shtëpi akomoduese

Kompleksi Rudi A & G gjendet në Bogë, 1386 metra mbi nivelin e detit. Shtëpitë akomoduese gjenden 30 metra larg stazave të skijimit. Ofrohet  Wi-Fi pa pagesë. Çdo shtëpi është kombinim i strukturave tradicionale prej druri me dekor bashkëkohor.  Secili shtëpi ofron pamje nga malet,  ka kuzhinë me të gjitha elementet e nevojshme dhe dhomë të ndejës me TV. Ndërsa në katin e dytë gjenden dhomat e gjumit.

Restoranti shërben specialitete tradicionale, dhe pjata të ndryshme të mishrave, pizza është pjesë e menysë gjithashtu. Aktivitetet rekreative që mund të organizohen këtu janë: ecjet në natyrë, skijimi, shetitje me bicikleta dhe kalërimi. Ata gjithashtu ofrojnë pajisje skijimi me qira.  Për të interesuarit ka edhe shkollë skijimi shumë afër me trajnerë profesional ndërkombëtar dhe kombëtar. Ju gjithashtu mund të përdorni sallën e konferencave e cila ka të gjitha pajisjet e nevojshme.