Informatat

  • Mob: +377 44 221 210
  • Adresa: Radac
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Restorant Vala e Drinit

Restorante

Vala e Drinit është një restorant në Radavc të Pejës. Restoranti është i vendosur mënjanë lumit, ku përmes një ure mund të kaloni në anën tjetër të lumit dhe të uleni në tarracën e restorantit. Restoranti është i vendosur në një mjedis shumë të bukur. Mjedis lisave gjendet një kënd lojrash për fëmijë. Restoranti është i ndërtuar në stilin e kabinave malore, me dritare të mëdha, anash të cilave ju mund të uleni gjatë dimrit dhe të shijoni pamjet e bukura panoramike.

Kuptohet se një restorant i cili gjendet mënjanë një lumi, si specialitet kryesor ka peshkun. Por jo çfardo lloj peshku, por peshkun e shijshëm “troftën”. Ata ofrojnë specialitete të ndryshme të përgaditura me këtë peshk. Përveç kësaj ata gjithashtu ofrojnë ushqime tradicionale dhe italiane. Ka 3 tarraca ku ju mund të uleni dhe të kaloni një kohë të mirë duke shijuar natyrën e bukur dhe kuzhinë e shijshme të këtij restoranti. Ekziston edhe një sallë me 250 ulëse për dasma, konferenca dhe tubime të tjera.