Informatat

  • Mob: +377 44 219 402
  • Adresa: Radac
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Restorant Ujvara e Drinit

Restorante

Ujvara e Drinit të Bardhë është vendi i përsosur për njerëzit që e pëlqejnë natyrën. Restoranti është i vendosur rreth lumit Drini i Bardhë. Ambienti është shumë i bukur dhe kur është koha e mirë mund të uleni në tarracë  e cila gjendet mbi lum  prej ku mund të shijoni pamjet e bukura të lumit, dhe natyrën përreth. Restoranti u ka kushtuar vëmendje dritareve në mënyrë që mysafirët të jenë në gjendje t’a shijojnë edhe gjatë dimrit ambientin e jashtëm.

Brenda kompleksit të restorantit gjendet një shatërvan i cili kompleton pamjen e restorantit dhe është në harmoni me natyrën. Aty gjithashtu gjendet një kënd lojrash për fëmijë. Restoranti është i ndërtuar pranë ujëvarës së Drinit. Hapësira është mjaft e madhe me 600 ulëse. Specialiteti kryesor i restorantit është peshku i troftës ku kuzhinierët profesional të restorantit ofrojnë edhe specialitete të llojllojshme shumë të shijshme të përgaditura me këtë peshk. Menyja e tyre nuk përbëhet vetëm nga ushqimi i detit por edhe nga specialitetet e tjera të ndryshme tradicionale siç janë specialitetet e mishit, pastaj  pastat, pizzat, dhe sallatat.