Informatat

  • Mob: +386 49 160 363
  • Email: mentoreelezaj@gmail.com
  • Adresa: Arbreshë, Radac
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Restorant Shpella e Bobit

Restorante

Restorant Shpella e Bobit është e vendosur në rrugë për në Rugovë. Restoranti është kombinim i strukturave tradicionale prej druri me dekor bashkëkohor. Shpella e Bobit e ka marrë emrin nga Shpella e Bobit e cila u zbulua 24 vite më parë. Ky është një restorant mjaft i madh, i cili tashmë ka traditë në këtë drejtim. Aty gjendet edhe një dyqan ushqimor i cili ofron shërbime për konsumatorët. Shpella e Bobit krijon një atmosferë relaksuese për të ngrënë, Shpella e Bobit është vendi ideal për këso lloj ngjarjesh.

Nëse ngjarja qëllon të jetë një festë e veçantë, natë zbavitëse me miq, dasëm apo darkë romantike për dy në një ambient intim, Shpella e Bobit kujdeset të krijojë një eksperiencë të paharrueshme. Restoranti mund të rezervohet ekskluzivisht për dreka apo darka me 150 të ftuar. Ndërsa salla e pritjeve e cila përdoret kryesisht për dasma ka 400 karrige. Tek Shpella e Bobit, e kuptojnë se dasma juaj duhet të jetë unike, për këtë edhe stafi do të bëjë të pamundurën për ta bërë ditën tuaj  vërtetë të paharrueshme. Ky është një restorant familjar i cili ju ofron edhe një kënd me lojëra për fëmijë. Mes të tjerash specialitetet e këtij restoranti janë mishi i qengjit dhe deles.