Informatat

  • Mob: +377 44 715 761
  • Adresa: Hasan Prishtina
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Restorant Napoli Terazza

Restorante

Restorant Napoli Terraza gjendet në katin më të lartë të një ndërtese në qendër të Pejës, pranë lumit dhe ndoshta ofron pamjet më mahnitëse në tërë Pejën. Napoli Terraza është vendi perfekt për një takim romantik, apo për tu lënë përshtypje klientëve por edhe për një rast të veçantë, meqë ambienti dhe pamjet janë spektakulare po aq sa është edhe kuzhina e tyre. Mysafirët mund të shijojnë pije dhe kokteje të ndryshme në banak dhe të shikojnë qytetin gjersa dielli perëndon.

Napoli Terraza ofron një ambient të rehatshëm, e të ngrohtë për vizita të relaksuara. Menyja e restorantit përbëhet kryesisht nga specialitetet italiane. Specialitetet e përfshira në këtë meny janë makaronat, pizzat, risottot, specialitetet e mishit, dhe sallatat. Përveç që okupon tërë katin e fundit, restoranti gjithashtu ka edhe një tarracë në çatinë e restorantit. Muret e restorantit janë prej xhami, kështu që ju mund të shijoni pamjet e bukura pa marrë parasysh se ku jeni ulur. Edhe një pjesë e tavanit është prej xhami.