Informatat

  • Mob: +377 44 251 578
  • Email: liridoni-peje@hotmail.com
  • Adresa: Magjistralja Pejë - Deçan
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Restorant Liridoni

Restorante

Liridoni është restorant i madh modern i vendosur në magjistralen Deçan-Pejë. Brendësia e restorantit është e ndriçuar dhe shumë e gjerë me ngjyra të ngrohta. Ka dritare të mëdha dhe orendi të errëta druri. Restoranti ofron edhe sallë të banketeve, e cila është e përkryer për organizime të ndryshme siç janë dasmat, përvjetore, konferenca etj. Përveç këtyre ka edhe një tarracë të bukur ku ju mund të uleni të shijoni ushqimin tuaj ndërsa shikoni pamjet panoramike dhe ndjenji flladin që vjen nga malet përreth.

Stafi këtu është i trajnuar për të pritur mbledhime të tilla, ata kanë një përvojë të gjatë në këtë profesion. Përveç se ofrojnë shërbime të mrekullueshme gjithashtu ata ofrojnë edhe një sallë banketesh shumë të bukur me tavane të larta dhe dritare të mëdha. Ngjyra e bardhë është dominuese. Menyja e restorantit është e shumëllojshme dhe shumë e pasur. Ata kryesisht ofrojnë ushqime tradicionale. Këtu janë përfshirë edhe specialitete të ndryshme të mishit dhe specialitete të tjera lokale.