Informatat

  • Mob: +386 49 400 046
  • Adresa: William Woker, nr. 51
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Restorant Kulla e Zenel Beut

Restorante

Restorant Kulla e Zenel Beut, është një kala 150 vjeçare, e cila është shndërruar në restorant. Edhe pse kulla është e stilit mesjetar, dekori  modern e bën atë një përzierje të përsosur në mes të kaluarës dhe të tashmes. Dekorimi është i thjeshtë, aty gjendet edhe një kamin i cili e bën ambientin e restorantit më tërheqës.

Kulla e Zenel Beut ka gjithashtu oborrin, ku ju mund të shijoni një mbrëmje apo ditë të këndshme nën hijen e pemëve, gjersa provoni specialitetet e mrekullueshme të restorantit. Restoranti është i vetmi i këtij lloji, si asgjë që keni parë më parë.Kapaciteti i restorantit është 60 ulëse. Këtu organizohen edhe ngjarje të ndryshme. Për konferenca, restoranti ofron të gjitha pajisjet e nevojshme. Menyja e këtij restoranti është pasuruar me ushqim tradicional, specialitete të troftës, si dhe enë të tjera ndërkombëtare.