Informatat

  • Mob: +386 49 644 400
  • Adresa: Maja e Zezë
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Restorant Konaku

Restorante

Restorant Konaku është vendi ku vizitorët dhe vendasit shkojnë për të ngrënë porcione masive të ushqimeve të mira tradicionale.Restoranti është i vendosur në një fushë në lartësi mjaft të lartë mbidetare nga ku ju mund të shihni qytetin e Pejës, është një nga vendet më të famshme për ushqim në Pejë dhe u ofron vizitorëve një ambient dhe pamje të mrekullueshme.

Të gjitha specialitetet janë shumë të shijshme dhe vaktet përfshijë më shumë ushqim se sa që një person mund të hajë. Specialitetet e ndryshme të mishit janë kryesisht pjesa kryesore e menysë. Pica, pastat dhe sallatat janë gjithashtu pjesë e saj. Restoranti është i ndërtuar në stilin mesjetar me gur dhe drunjë si dhe është i dekoruar me elemente moderne të cilat janë një përzierje e përsosur e të kaluarës me të tashmen.

Këtu ju mund të shijoni ushqimin tuaj gjithashtu derisa uleni në tarracë dhe kënaqeni me pamjet panoramike dhe flladin që vjen nga malet e Rugovës.