Informatat

  • Mob: +386 49 505 145
  • Email: arber3@hotmail.com
  • Adresa: Lekë Dukagjini
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Restorant Koha e Re

Restorante

Koha e Re është kompleks në kuadër të së cilit gjendet një piceri, restorant dhe një tarracë. Restoranti është mjaft i madh, me një oborr shumë të madh në të cilin rrjedh një lumë mbi të cilin restoranti ka ndërtuar disa ura së bashku me shatërvane të ndryshme. Përreth shtegut me gurë janë mbjellur trëndafila dhe një kënd është shëndrruar në shesh lojrash për fëmijë, me pajisje të ndryshme për të luajtur. Kompleksi është shumë i madh, aty ju mund shëtiteni përreth dhe të shijoni këtë mjedis të bukur. Kapaciteti i këtij kompleksi është 1200 ulëse, të cilat janë të shpërndara në lokacione të ndryshme.

Dekori i picerisë është i thjeshtë, me ndricimin e butë dhe karrige lëkure. Kuzhinierët janë të gjithë profesionistë me eksperiencë shumëvjeçare, menyja e tyre përmban të gjitha llojet e pizzave. Teraca është e ndërtuar në njërën anë të kompleksit, aty  ju mund të uleni dhe të shijoni ushqimin tuaj dhe të ndjeni ajrin e pastër që vjen nga malet e Rugovës. Përderisa pizzeria ofron llojllojshmëri pizzash, kuzhina e restorantit është e orientuar më shumë në specialitete të tjera të ndryshme tradicionale, përfshirë këtu edhe specialitetet e peshkut dhe specialitetet e tjera të mishrave. Ka tri salla për konferenca, dasma, ngjarje apo tubime të tjera. Stafi i këtij kompleksi është i trajnuar për të ofruar vetëm shërbimin më të mira ndaj konsumatorit.