Informatat

  • Mob: +377 45 744 474
  • Email: koha3@hotmail.com
  • Adresa: Ana Len
  • Qyteti: Peje
  • Vend parkimi: Po

Restorant Koha 3

Restorante

Koha 3 është një restorant  me të vërtetë shumë i veçantë i cili ka filluar punën që nga viti 1995 në një nga lagjet më të mira të qytetit të Pejës dhe me një nga kuzhinierët më të respektuar të botës në krye të saj. Restoranti ka krijuar një meny mahnitëse të kuzhinës klasike dhe moderne.

I njohur si një nga vendet më luksoze ndër restorantet e tjera të Pejës, është e drejtë të themi se Koha 3 është një nga restorantet më të mira të qytetit. Dekorimi i brendshëm është shumë elegant, dhe ka vetëm më të mirën e më të mirës në çdo aspekt.Sa për menynë, specialitetet e veçanta të këtij restoranti janë kuzhina tradicionale siç është flia, mantia dhe byreku. Pastat, picat dhe specialitetet e ndryshme të mishit. Restoranti ofron një sallë banketesh për dasma, përvjetor, apo konferenca. Dekori i saj është ngjyrë të bardhë me disa elemente në ngjyrë rozë të hapur. Stafi ofron vetëm shërbimet më të mira të mundshme. Që nga viti 1995 ata tashmë kanë traditë në organizimin e  dasmave.