Informatat

  • Tel: +377 44 732 771
  • Mob: +386 49 421 152
  • Email: hotelrestaurantgryka@yahoo.com
  • Adresa: Malaj, Rugovë
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 11
  • Vend parkimi: Po

Restorant Gryka

Restorante Shtëpi akomoduese

Gryka është e vendosur në afërsi të lumit në Malet e Rugovës, 913 metra mbi nivelin e detit. Kjo pushimore ofron pamje panoramike të Grykës së Rugovës dhe lumit. Restoranti posedon bazenat e vet të peshkut, dhe përgadit specialitete shumë të mira me të. Edhe pse peshku është pjata kryesore në menynë e tyre, Gryka është gjithashtu e njohur për ushqim tradicional, specialitete të mishit, pizza, pasta dhe sallata. Ata ofrojnë gjithashtu sallë për konferenca me pajisjet e nevojshme.

Përveç dhomave të cilat janë të madhësive 12 m² -30 m², ka edhe shtëpi akomoduese të madhësive 20m². Shërbimi në dhomë është i mundur dhe dhomat pastrohen çdo ditë. Mysafirët gjithashtu mund të pushojnë në tarracën e restorantit. Aty gjendet edhe një kënd i lojrave për fëmijë dhe ka hapësira për skarë. Lugina është e përkryer për ecje në natyrë, shëtitje të qeta dhe për të mbledhur fruta mali. Zona është ideale për çdo lloj sporti dimëror. Gryka organizon të gjitha këto lloje të aktiviteteve.