Informatat

  • Mob: +386 49 422 188
  • Adresa: Sheshi Skënderbeu
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Restorant Buna

Restorante

Restorant Buna është i vendosur në qendër të Pejës. Hapësira paraqet një mjedis shumë elegant por prap të rehatshëm. Elementet e drurit dhe dekorimi në ngjyra të hapura me dritare të mëdha e bëjnë restorantin shumë të kërkuar. Restoranti ofron edhe një vitrinë me verëra ku ju mund të zgjedhni të parapëlqyerën tuaj.

Ushqim në këtë restorant modern është i larmishëm dhe interesant. Kuzhina për të cilën dallohet restoranti janë specialitetet e ndryshme të mishit të tilla si: Skënderbegu, bifteku etj. Gjithashtu menyja e tyre është e pasur edhe me pizza, pasta dhe sallata të ndryshme të përgaditura nga kuzhinierë me përvojë.

Restoranti ka një tarracë shumë të bukur në anën e pasme, me ulëse të bardha ku ju mund të uleni dhe të shijoni ushqimin tuaj duke arritur që të jeni edhe pjesë e gjallërisë së qytetit.