Informatat

  • Tel: +37744 327 226
  • Adresa: Bogë
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Restorant Bregu

Restorante

Ky restorant është i vendosur në një majë mali në Rugovë, në 1236 metra mbi nivelin e detit. Restoranti është i ndërtuar nga druri, në stil të kabinës malore. Restoranti ka 60 vende. Menyja e restorantit përbëhet kryesisht nga ushqime tradicionale si flia, djathëra të ndryshme të përgaditura në shtëpi.

Specialitetet e mishit janë mjaft të kërkuara, veçanërisht ato të mishit të dhisë. Ekziston edhe një tarracë ku mund të uleni dhe të shijoni ajrin e freskët dhe gjithashtu natyrën e bukur përreth. Restoranti ka ndërtuar edhe një kënd lojrash për fëmijë, të pajisur mirë me lodra të ndryshme.