Informatat

  • Mob: +377 44 136 115
  • Email: lattikondirolli@live.com
  • Adresa: Enver Hadri, nr. 27
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Restorant Al Forno

Restorante

Al Forno është një restorant italian i cili u ofron klientëve të saj ushqime tradicionale italiane. Ky vend është i shkëlqyeshëm duke filluar nga shërbimi deri tek ushqimi. Restorant Al Forno ka zhvilluar shumë specialitete të veçanta të cilat i respektojnë traditat autentike italiane. Ata përgatisin specialitete të  llojllojshme duke filluar nga të preferuarat tuaja deri te disa krijime unike të cilat mund të mos i keni provuar më parë, përfshirë këtu edhe pizzat. Menyja e tyre është gjigante duke filluar nga antipastat, sallatat, deri te pastat, pizzat e duke përfunduar me ushqime deti.

Ushqimi këtu mund të porositet gjithashtu përmes telefonit të cilin pastaj stafi i restorantit Al Forno ua sjell. Brendësia e restorantit është dekoruar me elemente tradicionale italiane, lule të freskëta vendosen në çdo tavolinë. Këtu ju mund të shijoni muzikën e mirë dhe kuzhinën italiane, stafi është shumë i sjellshëm dhe i gatshëm për ti ndihmuar klientët me menynë . Al Forno është i vetmi vend në Pejë i cili ofron ushqime italiane.