Informatat

  • Mob: +386 49 181 808
  • Email: proski-ks@hotmail.com
  • Adresa: Bogë
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 3
  • Vend parkimi: Po

Pro Ski

Shtëpi akomoduese

Bujtina Pro Ski është e vendosur në fshatin Bogë në Rugovë. Shtëpia është e ndërtuar nga guri dhe ka një pozitë të mrekullueshme në fshat. Shtëpia është dykatëshe dhe ka një dhomë të ndejës, kuzhinë, banjo, tarraca dhe tri dhoma gjumi në katin e dytë. Ajo mund të akomodoj deri në 10 pushues. Pushimorja Pro Ski ofron aktivitete të ndryshme të tilla si ecje në mal, shëtitje me bicikletë dhe kamping gjatë pranverës, verësdhe vjeshtës. Meqë ka licencën ndërkombëtare për skijim stafi i Pro Ski ofron kurse skijimi gjatë dimrit, nga ku shihet edhe qendra e skijimit.

Kjo shtëpi e bukur është vetëm 31 km larg qytetit të Pejës dhe transporti publik është i mundshëm dy herë në ditë. Mysafirët mund të shijojnë mëngjese shtëpie në Pro Ski, skarë në tarracë, pije të ftohta dhe pije alkoolike. Pushimorja është e  rrethuar nga të gjitha anët me pamje të mrekullueshme të natyrës së bukur dhe ajrit të freskët që siguron pushime të këndshme dhe relaksuese për mysafirët.