Informatat

  • Mob: +377 44 182 912
  • Email: odaejunikut@hotmail.com
  • Adresa: Junik
  • Qyteti: Junik, Peje
  • Vend parkimi: Po

Restorant Oda e Junikut

Motele Restorante

Restoranti Oda e Junikut është i vendosur pranë maleve madhështore të Rugovës, ai u ofron elegancë vendore dhe një pamje të mrekullueshme të maleve vizitorëve ndërsa shijojnë vakte të shijshme të restorantit. Brendësia e restorantit është e theksuar nga hapësira e gjërë me orendi druri dhe dritaret e ngushta. Ekziston edhe tarraca, ku ju mund ta shijoni një vakt të mirë. Edhe pse restoranti është vecse i rrethuar nga natyra, pronari i ka kushtuar kujdes të madh ambientit duke e rrethuar tarracën me pisha duke krijuar në këtë mënyrë një atmosferë shumë freskuese.

Disa prej specialiteteve këtu përgaditen në furrë guri e cila i jep një shije të veçantë atyre, e vecanërisht picave. Ata gjithashtu ofrojmë një përzgjedhje të verërave më të mira. Ka tri salla të banketit, të cilat mund të përdoren për konferenca, dasma apo ngjarje të tjera. Me dekorin e tyre të brendshëm të thjeshtë dhe elegant, ato janë të përkryera për dasma, përvjetora, apo konferenca të kompanive. Sallat për bankete kanë kapacitet për deri në 100 njerëz. Ato gjithashtu mund të ndahen në dy hapësira më të vogla për qira gjatë ditëve të javës. Ka banjo të cilat janë të lira për vizitorët dhe stafi është në shërbim të tyre dhe i jep më të mirën e mundshme për të përmbushur kërkesat e tyre.