Informatat

  • Mob: +377 44 142 810
  • Email: restaurant-mulliri@hotmail.com
  • Adresa: Drelaj, Rugove
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 14
  • Vend parkimi: Po

Shtëpia akomoduese Mulliri

Restorante Shtëpi akomoduese

Ky vend servon darka dhe dreka të mrekullueshme në një atmosferë të ngrohtë në praninë e një oxhaku të vjetër dhe me një nga pamjet më interesante të maleve. Tavolinat janë të rreshtuara pranë dritareve, prej të cilave mund të shijoni edhe pamje interesante të shpateve. Ndërkaq nga të tjerat mund të shihni livadhe të mëdha malore ku drerët dhe gjallesat e tjera të egra kalojnë aty dhe në ditë të kthjellëta, pamja mund të shtrihet deri mbi pesë vargje malore.

 

Mulliri dikur kishte qenë një fabrikë uji prej të cilit u shëndrrua në restorant, ky vend ofron gjithashtu pushimore dhe një shesh lojrash për fëmijë. Aty gjendet edhe një shatërvan uji me një pellg të mbushur me peshk. Ka një tarracë me 300 karrige, ku ju mund të uleni dhe të shijoni pamjen. Rrjedha e  ujit që buron nga malet dhe derdhet në shatërvanin e restorantit është veçanërisht e bukur.