Informatat

  • Mob: +377 44 784 786
  • Email: antikamotel@gmail.com
  • Adresa: Rruga e Rozhajës
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 14
  • Vend parkimi: Po

Motel Antika

Motele Restorante

Antika është e vendosur në magjistralen Pejë-Rozhajë. Ky është restorant dhe motel i ndërtuar në stilin e një kasolleje malore. Çdo gjë këtu është e rehatshme.Stafi është me pervojë dhe i përgatitur shumë mirë. Aty gjendet një kopsht i dekoruar, ku mund të shetiteni dhe ta shijoni mjedisin e bukur, ushqimin dhe pijet tuaja.

Në kopsht gjendet një pellg me rosa. Në mënyrë që ky restorant të jetë më i përshtatshëm për fëmijë, aty gjendet një kënd lojrash për ta. Specialitetet e këtij restoranti janë kryesisht tradicionale, pjata të ndryshme të mishrave, sallata të ndryshme, si dhe brumrat e pjekura. Dhomat janë të mobiluara mirë, dhe shtretër shtesë mund të shtohen sipas kërkesës. Dhomat kanë TV dhe banjo dhe  pastrohen çdo ditë.