Informatat

  • Mob: +377 45 635 704
  • Email: villamali2014@gmail.com
  • Adresa: Drelaj, Rugove
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 3
  • Vend parkimi: Po

Shtëpia akomoduese Mali

Shtëpi akomoduese

Kjo shtëpi akomoduese është e vendosur në zemër të maleve të Rugovës. Pushimorja Mali ofron hapësira për skarë si dhe kopsht me pamje nga mali. Mysafirët mund të përdorin për gatim sallatat, qepët, hudhërat, spinaqin dhe patatet e mbjellura në kopshtin e kësaj shtëpie. Kuzhinat në dy shtëpitë e pushimores Mali janë të pajisura me furrë dhe mikrovalë. Poashtu shtëpitë kanë banjo private, dhomë të ndejës me oxhak dhe TV. Ndër aktivitetet që mund të zhvillohen këtu janë: kalërimi, ecje të organizuara, vizita tek monumentet dhe majat më të larta, sporte të tilla si; volejbolli, biciklizmi dhe skijimi.

Në kuadër të një pagese simbolike shtesë pronarët  ju shërbejnë specialitete të tilla siç janë: ushqim tradicional (flia), lloje të ndryshme të djathit, vezë, raki shëpie, çaj mali, boronicë, pastaj birrë Peja, mjaltë dhe lloje të ndryshme të specialiteteve të biftekut.