Informatat

  • Tel: +386 49 122 424
  • Adresa: Rrugës për Bogë
  • Qyteti: Peje
  • Numri i dhomave: 33
  • Vend parkimi: Po

Hotel Magra Austria

Hotele

Hoteli ofron pishinë të brendshëm dhe Spa&Wellness, Hotel Magra Austria është i vendosur 115 km nga Peja, 1450m mbi nivelin e detit. Hoteli ofron dhoma me orendi druri, TV kabllor. Në terracën e restorantit, mysafirët mund të shijojnë specialitete tradicionale shqiptare dhe gjithashtu ndërkombëtare. Dhomat këtu janë të pajisura me minibar dhe banjo private me tharëse flokësh dhe artikuj të tjerë për tualet. Disa janë të pajisur edhe me një spa dush. Në Hotelin Magra Austria ju mund të gjeni edhe një palestër dhe gjithashtu mund të merrni me qira pa pagesë biçikleta. Objektet e tjera përfshijnë një klub nate dhe vend për takime. Një grup i aktivitetesh mund të ndërmerren në rrethinë, duke përfshirë këtu kalërimin, skijimin dhe çiklizmin.

Ski lifti gjendet vetëm 500 metra larg nga hoteli. Dyqan më i afërt ushqimor mund të gjendet 800 metra larg nga Hotel Magra Austria. Aktivitetet të cilat mund të zhvillohen këtu janë: Skijimi, bilardo, tenisi, ecje në natyrë, shetitje me bicikleta, kalërimi, sauna, palestra, qendra Spa&Wellness, pishina e brendshme, bicikleta në dispozicionin tuaj(pa pagesë), dhoma për lojra, biblioteka, shesh lojërash për fëmijë, klub nate / DJ, përkujdesen për fëmijët, ofrojnë makina me qira, transport deri në aeroport (shtesë), organizojnë shetitje në rrethinë, lavanderi, pastrim kimik, hekurosje, salla për konferenca dhe bankete.