Informatat

  • Mob: +377 44 328 229
  • Email: info@keluani.com
  • Adresa: Bogë, Rugovë
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 10
  • Vend parkimi: Po

Hotel Ke Luani

Hotele Restorante

Hotel KE LUANI është zhvillon aktivitete të ndryshme biznesore si dhe shërbime të kontraktuara. Në vitin 1997 kanë instaluar teleferikun e parë dhe të vetmin në malet e Rugovës, me qëllimin e vetëm që ta shëndrrojnë këtë margaritar të Kosovës në një qendër të mirëfilltë turistike. Në vitin 2011 kanë përfunduar ndërtimin e hotelit, i cili do të bëhet shtëpia juaj e dytë gjatë kohës së pushimit.

I ndërtuar në stil të shtëpisë tipike shqiptare, hoteli ju ofron ngrohtësinë familjare dhe komfortin e jetës në bjeshkë. Janë kujdesur që të krijojnë të gjitha kushtet për një pushim të paharrueshëm , duke shijuar aktivitetet turistike që ju ofron Rugova, skijimin dhe natyrën e pastër dhe të njomë.

Ski lifti është pronë private e KE Luanit dhe ka një gjatësi prej 1000 metra, kurse pista për skijim ka një gjatësi prej 3000 m. Është i vendosur në një pjerrësi shumë të përshtatshme që e bën të jetë njërën nga pistat më të dëshiruara nga skitarët. Ski lifti funksionon i pavarur nga rrjeti elektrik duke mundësuar që të jetë aktiv gjatë gjithë kohës. Ata githashtu posedojnë kamionët për shtrirjen e dëborës dhe rrafshimin e pistave të skijimit, duke ju ofruar një pistë të gatshme për skijim.