Informatat

  • Adresa: Junik
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Jo

Gryka e Junikut

Atraksionet

Gryka e Junikut është një bukuri natyrore e cila gjendet në malet e Junikut dhe është zbuluar një muaj më parë. Gryka është e vendosur në një lartësi mbidetare prej më shumë se 1.500 m dhe gjendet disa kilometra para se të mbërrini në Gjaravicë. Në shpellën e cila është një bukuri e jashtëzakonshme, mendohet të jetë strofullë arinjësh. Gryka ende nuk është hulumtuar mirë dhe kjo e ka rritur kuriozitetin e vizitorëve bashkë me numri i tyre çdo ditë e më shumë. Pranë Grykës ju mund të shkoni me makinë, edhe pse rruga është e vështirë. Megjithatë, ju duhet të ecni 10 minuta për t’a arritur.