Informatat

  • Tel: +381 38 733 588
  • Mob: +377 45 307 493
  • Email: info@semitronix-restaurant.com
  • Adresa: Mbretëresha Teutë
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 6
  • Vend parkimi: Po

Hotel Semitronix

Hotele Restorante

Ne zemrën e qytetit të Pejës, gjendet Hotel Semitronix me një ambient te vecantë dhe të qetë. Me një stil evropian, shërbim cilësor dhe korrekt. Hoteli është i pasuruar edhe me restaurantin e klasit të lartë, kuzhinë të begatshme si dhe verandë me pamje madhështore të Pejës. Restauranti Semitronix i ndërtuar sipas standarteve moderme botërore rradhitet ndër të parët në Kosovë. Këtu përmbushen të gjitha kërkesat e vizitorëve të ndryshëm, duke filluar nga bari rrotullues i cili të jep një kënaqësi që jo çdokund mund ta gjeni dhe ku të mundësohet pamja e bukur e Pejës me bjeshkët e saj të larta mahnitëse.

Restauranti perfshin këndin e lojrave për fëmije përmes të cilës mundësohet rehatia për familje dhe fëmijë, gjithashtu Veranda është e punuar me kujdes të veçantë dhe është shumë e përshtatshme për çifte. Përpos ushqimit të llojllojshëm dhe të shijshëm, restoranti Semitronix posedon edhe katër salla për të gjithe vizitorët e saj. Me një fjalë këtu i gjeni të gjitha kënaqesitë që mund ti ofrojë një restaurant, duke siguruar automjetin tuaj, fëmijët dhe kërkesat e tyre, rehatinë, duke pasur pamje mbresëlënëse të bjeshkëve, dhe ushqimi i shijshëm që është  i rëndesishëm për një restorant.