Informatat

  • Mob: +377 44 409 009
  • Adresa: Tranzit Decan - Peje
  • Qyteti: Peje
  • Numri i dhomave: 9
  • Vend parkimi: Po

Hotel Rio de Janeiro

Hotele Restorante

Hotel Rio de Janeiro është zgjedhja e duhur për vizitorët që janë në kërkim të një kombinimi të së bukurës, paqes dhe qetësisë dhe një pozicion i përshtatshëm nga e cila mund të eksplorohet rajoni i Pejës dhe malet e Rugovës. Ky është një hotel i vogël dhe i rehatshëm në Deçan. Pronarët dhe personeli i tyre janë shumë të vëmendshëm gjatë ofrimit të shërbimeve dhe janë gjithmonë në dispozicion të tyre kur kanë nevojë për ndonjë ndihmë.

Hoteli është dykatësh. Në katin e parë, përveç restorantit, ka një sallë pritjeje të rehatshme ku ju mund të uleni dhe të relaksoheni derisa pini diçka dhe lexoni. Ekziston edhe një tarracë madhështore, ku, ju mund të pushoni, gjersa shikoni malet e Rugovës dhe shijoni ajrin e pastër. Dhomat janë të vendosura në katin e dytë, ku tërësisht gjenden 9 dhoma. Hoteli ofron Wi-Fi dhe parkim falas.

Salla e banketeve preferohet kryesisht për organizimin e ngjarjeve ndryshme, dasmave dhe rasteve të tjera të veçanta. Për reputacionin e mrekullueshëm që kemi krijuar në mesin e mysafirëve tanë, ne përpiqemi që t’i ofrojmë shërbimet në bazë të kërkesave të tyre.