Informatat

  • Mob: +377 44 600 521
  • Email: info@restauranthani.com
  • Adresa: Rugovë
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 3
  • Vend parkimi: Po

Restorant Hani

Motele Restorante

Motel dhe restorant Hani është i vendosur në zemër të maleve të Rugovës, 1050 metra mbi nivelin e detit. Restoranti është i ndërtuar nga guri dhe druri në atë mënyrë që të jetë në harmoni me natyrën dhe që ajo të mos cënohet. Atmosfera është mjaft mikpritëse dhe e ngrohtë. Hani ka pamje të përkryer të lumit të Lumbardhit dhe Grykës së Rugovës. Restoranti shërben specialitete të kuzhinës kosovare. Në menynë e tyre ju mund të gjeni ushqime tradicionale, specialitete ndërkombëtare të peshkut dhe specialitete të ndryshme të mishit.

Tek Hani ofrojnë sallë të konferencave me 60 ulëse me të gjitha pajisjet e nevojshme. Mysafirët gjithashtu mund të pushojnë në tarracën e restorantit e cila ofron pamje të bukura të grykës së Rugovës, lumit Lumbardh dhe natyrës përreth. Lugina është e përkryer për ecje në natyrë dhe shëtitje të qeta gjatë të cilave mund të mblidhni fruta mali apo këpurdha. Zona është ideale për çdo lloj sporti dimëror. Restoranti organizon të gjitha këto lloje të aktiviteteve.