Informatat

  • Mob: +386 49 361 691
  • Email: pushimore_gurra@hotmail.com
  • Adresa: Shtupeq i Madh
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 6
  • Vend parkimi: Po

Shtëpia akomoduese Gurra

Shtëpi akomoduese

Shtëpitë akomoduese janë të vendosura në zemër të maleve të Rugovës. Ato janë të rrethuara me natyrë nga të gjitha anët ofrojnë një pamje panoramike dhe ajër të pastër. Përndryshe shtëpitë janë të vendosura 950 metra në lartësi mbidetare. Shtëpitë akomoduese janë të rrethuara me drunjë ahu dhe bredhi të cilat janë shumë të shëndetshëm, sidomos për njerëzit që kanë probleme me frymëmarrje.

Pronarët organizojnë ecje në natyrë, vizita në vende të bukura si për shembull tek ujëvara e cila gjendet shumë afër pushimores. Përparësi e biznesit është se aty afër gjenden katër restorante të cilat ofrojnë ushqim të shijshëm dhe gjenden në mjedise të bukura. Përvec kësaj aty ekziston edhe një dyqan i vogël ku ju kryesisht mund të blini pije dhe ushqime të lehta. Vlen të theksohet se tek pushimorja Gurra shtëpitë pastrohen çdo ditë.