Informatat

  • Mob: +386 49 150 551
  • Adresa: Reka e Allagës
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 3
  • Vend parkimi: Po

Restorant Guri i Kuq

Restorante Shtëpi akomoduese

Guri i Kuq është i vendosur në malet e Rugovës. Ka 3 shtëpi akomoduese, dhe një restorant ku mund të porosisni ushqime të shijshme derisa shijoni pamjet e bukura të maleve të Rugovës. Rrethuar nga një peizazh piktoresk, Guri Kuq ka disa shtëpi akomodueses, fushë futbolli dhe hendbolli, një kënd të lojrave për fëmijë; duke ofruar mundësi të shumta për argëtim dhe relaksim.

Ka një meny me specialitete ndërkombëtare megjithëse kryesisht tradicionale, të tilla si flia, specialitete të ndryshme të brumërave dhe mish qingji të pjekur në furrë guri. Kuzhinierët, kanë përvojë shumë vjecare për kuzhinë tradicionale familjare. Shtëpitë akomoduese kanë kuzhinë, dhomë të ndejës, dy dhoma gjumi, dhe janë të parapara për 8 persona, me ngrohje, TV, dush kabinë, dhe tarracë, me pamje të rajonit të Rugovës.