Informatat

  • Tel: +386 49 186 170
  • Mob: +37 44 220 806
  • Adresa: Reka e Allages
  • Qyteti: Peje
  • Numri i dhomave: 3
  • Vend parkimi: Po

Shtëpia akomoduese Panorama

Shtëpi akomoduese

Këto shtëpi akomoduese janë të vendosura në qendër të Rugovës, në një pikë shumë të lartë mbidetare, rrugës për në  Hajle (një nga majat më të larta të Rugovës). Ato gjenden thellë në brendësi të pyjeve, në një ambient që ofon qetësi dhe intimitet. Shtëpitë akomoduese kanë kuzhinë , dhomë të ndejës, dhe dhoma gjumi. Në dhoma keni TV dhe banjo. Ju gjithashtu mund të rrini jashtë dhe të shijoni natyrën dhe ajrin e freskët. Këtu gjenden tri shtëpi akomoduese. Secila prej tyre ka një kamin. Shtëpitë janë të vendosura në një fushë të rrethuar nga pyje halore, të cilat janë shumë të mira për shëndetin tuaj.

Transporti sigurohet sipas kërkesës dhe parkingu është falas. Kafshët janë të lejuara dhe shtretërit shtesë mund të shtohen. Nëse të ftuarit dëshirojnë ushqime tradicionale atëherë ato përgaditen sipas kërkesës. Ata kanë delet e tyre nga të cilat marrin qumështin dhe përgadisin djathin. Aktivitetet që mund të realizohen këtu janë ecjet e organizuara në natyrë, apo edhe shetitjet pa udhërrëfyes, aktivitetet e ndryshme sportive dhe kampingu. Lisharëset janë të vendosura për fëmijë, dhe ka hapësira të mjaftueshme për fëmijët që të argëtohen.