Informatat

  • Mob: +386 49 678 668
  • Adresa: Reka e Allages
  • Qyteti: Peje
  • Numri i dhomave: 3
  • Vend parkimi: Po

Shtëpia akomoduese Hajla

Shtëpi akomoduese

Shtëpia akomoduese Hajla është e vendosur në Rugovë, tek Reka e Allagës. Ka tre shtëpi akomoduese të rrethuara me pyje halore.
Të gjitha shtëpitë kanë kuzhina të pajisura me të gjitha elementet e nevojshme, dhe me kamina. Ato janë të vendosur në një mjedis mjaft të bukur prej nga mund të shijoni pamjet e mrekulleshme të maleve të Rugovës.

Ajo gjendet në një pikë shumë të lartë mbi nivelin e detit. Parkingu është falas dhe dhomat pastrohen sipas marrëveshjes. Aktivitetet këtu përfshijnë ecje të organizuara, sporte të ndryshme, këtu ju mund të mblidhni fruta mali dhe këpurdha dhe gjithashtu keni hapësira dhe pajiset e nevojshme për skarë. Jo shumë larg nga këtu gjenden shtigjet e skijimit, dhe qyteti i Pejës është larg me makinë vetëm 20 minuta.