Informatat

  • Mob: +377 44 639 990
  • Adresa: Bogë, Rugovë
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 13
  • Vend parkimi: Po

Shtëpia akomoduese Berati

Shtëpi akomoduese

E ndërtuar në stilin e shtëpive tipike shqiptare, u ofron mysafirëve ngrohtësinë dhe komoditetin e jetës në male. Shtëpia akomoduese është 3 katëshe dhe ka 13 dhoma. Shtëpia akomoduese ka krijuar kushtet e duhura për një pushim të paharrueshëm, dhe gjithashtu organizon aktivitete të ndryshme, të tilla si skijimi, ecjet e organizuara në natyrë, shetitjet me bicikletë, mbledhja e frutave malore, dhe alpinizmi. Ofron një sallë për konferenca me të gjitha pajisjet e nevojshme. Shtëpia gjithashtu ofron një kuzhinë të përbashkët me të gjitha paisjet e nevojshme.

Shtëpia akomoduese gjendet pranë ski liftit i cili është 1,5 km i gjatë, ndërsa shtegu për skijim është 3 km. Shtëpia është e vendosur në një vend shumë të përshtatshëm që e bën atë një nga pushimoret më të dëshiruara nga skiatorët. Ski lifti operon në mënyrë të pavarur nga rrjeti i energjisë, që do të thotë se është aktiv gjatë gjithë kohës. Berati ka dy trajnerë të licencuar të skijimit. Ata gjithahstu janë themelues të shoqatës jo-qeveritare për grumbullimin dhe përpunimin e frutave të malit.