Informatat

  • Tel: +386 49 146 182
  • Mob: +377 44 146 182
  • Adresa: Stankaj, Rugovë
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 10
  • Vend parkimi: Po

Restorant Gafurri

Restorante Shtëpi akomoduese

Gafurri është kompleks i shtëpive akomoduese i vendosur në Stanaj, Rugovë, 1450 metra në lartësi mbidetare. Ky është vend i qetë, i vendosur në një rrethinë e cila ofron pamje të mrekullueshme të kodrave dhe pyjeve. Specialitetet përgaditen duke përdorur perime dhe pemë të freskëta sezonale të cilat i kultivojnë vetë. Specialitetet e peshkut dhe mishit janë pjesë e menysë, por ushqimi tradicional mbetet kuzhina e tyre kryesore. Shtëpitë janë të dekoruara në tone të ngrohta.

Mysafirët mund të ndërmarrin një sërë aktivitetesh të tilla si ecje të organizuara, ngjitje në shkëmbinjë, shetitje me bicikleta. Secila shtëpi ka terracë me ulëse dhe tavolinë dhe hapësirë të nevojshme për skarë. Shtëpitë janë të mobiluara dhe secila vjen me kuzhinë të pajisur mirë. Me pamje panoramike të kodrave përreth, Gafurri ofron një mjedis të këndshëm dhe ka hapësirë të mjaftueshme për fëmijë.