Informatat

  • Mob: +377 45 807 200
  • Email: info@campkaragaq.com, fimihasku@gmail.com
  • Adresa: Fehmi Agani, Karagaq
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 5
  • Vend parkimi: Po

Camp Karagaq

Hotele Restorante

Lokacioni Camp Karagaq-it në Pejë ishte i njohur që nga viti 1968 në pjesën e sipërme të parkut të madh te qytetit me bukuri të ralla natyrore me mëse 100 lloj drunjësh mbi 60 vjeqarë ,me strofulla te ketrave atraktiv. Hoteli Camp Karagaq gjendet larg zhurmës së makinave por prap shumë afër qendrës së qytetit . Me ndërtim të ri modern me gërshetim të elementeve tradicionale posedon restaurantin ditor me 200 ulëse dhe me ushqim tradicional, Shqiptar dhe ushqime të tjera me fruta deti. Restoranti ofron gjithashtu specialitete të kuzhinës Italiane, Franceze,Turke, etj.

Camp Karagaqi posedon dy salla të dasmave me nga 350 ulëse , ato të dyja i bashkon terraca e cila gjendet nën hijen e blirit ku janë të vendosura 100 ulëse. Me bashkimin e dy sallave dhe terracës mundësohet akomodimi i 650 personave. Hoteli posedon 13 dhoma fjetje dhe 2 suita moderne, dhe gjithashtu aty gjendet një verandë me 200 ulëse nën hijen e qarrit,krekës,blirit,gështenjes e shumë drunjëve të tjerë. Ka një sip. prej 2500 metra katrorë për kamping, parking falas për 300 automjete nën vezhgimin e kamerave dhe kujdesin e sigurimit fizik. Gjithashtu posedon Poligonin e shenjëtarisë me profesionistë të licencuar nga M.P.B e Kosovës, dhe staf profesional.  Këtu ofrohet gjithashtu salla e konferencave me të gjitha paisjet e nevojshme.

Camp Karagaqi posedon gjthashtu hapësirën për kamping, këndin e lojërave për fëmijët, fushën sportive dhe Wifi falas per argetimin

MENU SPECIALE: Çorbë Peshku, Peshk levrek, Risotto, Tavë Elbasani, Mish i zier në tavë, Biftek. Bërxoll Sharri, Ordever Camp, Pizza, Varëse viçi, Suxhuk në tavë.