Informatat

  • Tel: +381 38 733 752
  • Mob: +377 44 348 467
  • Adresa: Enver Hadri, nr. 51
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

California Park

Restorante

Restorant California Park u hap më 1999, është i vendosur në qendër të qytetit të Pejës. Ndriçimi intim, muzika e lehtë, atmosfera romantike, dhe shërbimi i mrekullueshëm e kanë bërë këtë restorant të jetë një ndër më të preferuarit nga mysafirët. Dekori i brendshëm i restorantit është i zbukuruar me ngjyra të ngrohta dhe elemente të drunjëta ndërsa karriget janë lëkurë e bardhë. Restoranti është mjaft i madh dhe ka dy tarraca. Njëra është në katin e parë kurse tjetra në katin e dytë. Restoranti është i rrethuar me pemë të cilat sigurojnë freski gjatë verës.

Menyja e shijshme e restorantit është një ndër veçoritë kryesore . Restoranti California Park përgadit një specialitet të ri çdo vit. Ndërsa deri tani ka përgatitur 160 specialitete të ushqimit express. Restoranti është i njohur për kuzhinën e tij italiane siç janë pastat, pizzat dhe specialitetet e ndryshme të mishit. Ata gjithashtu ofrojnë ushqime tradicionale, dhe skenderbegu është një ndër specialitetet me të shijshme në menynë e tyre.