Informatat

  • Mob: +377 44 348 467
  • Adresa: UÇK
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Restorant California 2

Restorante

Restorant California 2 është i vendosur në Pejë. Restoranti është i ndërtuar nga druri, me dritare të mëdha të cilat e lejojnë dritën të depërtojë brenda. Dekori është shumë mikpritës dhe i thjeshtë. California 2 është një restorant shumë i bukur që shërben ushqim të shkëlqyer në një atmosferë të mrekullueshme. Shërbimi është i klasit të parë dhe ju merrni vlerën e parave tuaja.

Në mënyrë që t’a bëjë qëndrimi tuaj më të këndshëm, pronari është kujdesur që të ketë një kënd lojrash brenda restorantit për fëmijë me pajisje të ndryshme. Këtu bëhen edhe organizimet e dasmave, dhe përvjetorëve të ndryshëm.Hapësira e madhe dhe stafi i mrekullueshëm e bëjnë California 2 një prej vendeve më të dëshiruar për këto lloj organizimesh. Restoranti ofron lloje të ndryshme të ushqimit të shpejtë, sic janë hamburgerët, hot dog, sanduiçët dhe gjithashtu specialitete të ndryshme të mishrave.