Informatat

  • Tel: +377 44 222 254
  • Email: aritagashibelegu@hotmail.com
  • Adresa: Enver Hadri nr. 53
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Restorant Art Design

Restorante

Art Design është i vendosur në qytetin e Pejës, i cili tërheq shumë turistë dhe vizitohet nga njerëz nga e tërë Kosova. Brendësia e mrekullueshme e restorantit është e stilit antik me kanape të rehatshme dhe tavolina druri me mbulesa të pastra, mure të zbukuruara me pasqyra antike dhe llamba të varura në mure. Gjithcka këtu është përzierje e antikes dhe tradicionales me modernen. Dekori është shumë i bukur dhe shtëpiak i zbukuruar me dru të punuar. Duke filluar nga elementet prej druri deri tek llambadarët e kristalit, këtu çdo gjë është në harmoni të përsosur.

Restoranti organizon shëtitje me pajton dhe gjithashtu posedon një tren turistik me anë të së cilit ndërmerr shëtitje në qytetin e Pejës dhe në Grykën e Rugovës. Për grupe turistësh mund të organizohen Set Menytë. Restoranti ka 500 ulëse si dhe ofron hapësira të jashtme nën hijen e pemëve. Art Design ofron specialitete të jashtëzakonshme por të thjeshta në një mjedis të relaksuar dhe jo formal. Restoranti ka njërin nga ekipet më me përvojë në botën e restoranteve të Kosovës, duke sjellë një pjesë autentike të traditës shqiptare në qytet. Restoranti posedon edhe një furrë guri ku shumica e specialiteteve gatuhen atje në mënyra të vjetra shqiptare. Specialitetet kryesore të këtij restoranti janë ato tradicionale dhe specialitetet e mishit ndërsa pizzat përgaditen në furrën e lartëpërmendur së bashku me shumë specialitete të ndryshme.