Informatat

  • Mob: +386 49 867 098
  • Adresa: Reka e Allages
  • Qyteti: Pejë
  • Numri i dhomave: 4
  • Vend parkimi: Po

Shtëpia akomoduese Ariu

Shtëpi akomoduese

Shtëpia akomoduese Ariu është e vendosur në Rugovë, në afërsi të lumit Allaga. Shtëpia akomoduese ka një pozitë shumë tërheqëse, rreth 1304 metra në nivel mbidetar dhe gjendet shumë afër pikës më të lartë në Rugovë të quajtur Hajle. Shtëpia akomoduese mban emrin Ariu për arsye se fshati është i famshëm për numrin e arinjve që janë hasur aty.

Ariu mban vendin e parë në Ballkan për ushqime tradicionale dhe ushqim të shpejtë në projektin italiano-bullgar. Më konkretisht ata mbajnë vendin e parë për ushqimin e tyre shtëpiak – mazën. Gjatë verës ata ofrojnë pije të përgaditura në shtëpi nga manaferrat si mjedra, boronica, dredhëza. Tek shtëpia akomoduese Ariu gjithashtu përgadisin reçelna si ai i kumbullës dhe boronicës, i cili ju shërbehet klientëve që kalojnë aty natën.

Gjatë stinës së dimrit  pronarët e shtëpisë organizojnë në mbrëmje shëtitje në dëborë me drita dhe të gjitha pajisjet e duhura. Gjithashtu aty organizohen edhe aktivitete të ndryshme tradicionale të tilla siç janë vallet shqiptare. Shtëpia akomoduese ka katër dhoma, tri prej tyre janë të njejta me nga tre shtretër (mund të akomodohen gjashtë persona), ndërsa dhoma tjetër ka kapacitet për 10 persona.