Informatat

  • Tel: +377 44 601 951
  • Adresa: Drenoc
  • Qyteti: Deçan
  • Vend parkimi: Po

Restorant Antika 5

Restorante

Antika është e vendosur në një ambient shumë të qetë, duke ju ofruar intimitetin e nevojshëm për tubime familjare apo ngjarje të tilla. Antika ka një sallë ahengjesh, ku ju mund të festoni përvjetorin, martesën ose evenimente të ndryshme. Dekori i saj është shumë i thjeshtë me elemente në ngjyrë të kuqe dhe të bardhë. Asgjë nuk është ekzagjeruar këtu. E veçanta e këtij vendi është tavani i lartë dhe hapësira shumë e gjerë.

Stafi i restorantit është i trajnuar për këto lloje ngjarjesh, dhe meqë Antika 5 ka një traditë të organizimit të ahengjeve të tilla ju do të ndaheni shumë të kënaqur. Kuzhina e restorantit përmban kryesisht specialitete të mishit, të tilla si ato të pulës dhe të viçit. Edhe lloje të ndryshme të sallatave janë pjesë e menusë.Salla e ahengjeve ka 500 karrige.