Informatat

  • Mob: +386 49 157 013
  • Adresa: Rruga te Zatrat
  • Qyteti: Pejë
  • Vend parkimi: Po

Shtëpia Alpike Ranch

Restorante Shtëpi akomoduese

Kjo pushimore dhe restorant është i vendosur në një nga pikat më të larta të Rugovës. Ofron pamje të bukura nga të gjitha anët. Shtëpia Alpike Ranch është vetëm 2km larg nga qyteti i Pejës. Ka dy pushimore të cilat kanë mjaft hapësirë dhe të cilat pastrohen çdo ditë.

Sipërfaqja e Shëpisë Alpike Ranch është 600 Ha dhe ka edhe një shteg vrapimi 8 kilometërsh, ku çdo 2 km është i vendosur një furnizues uji. Ka dy pushimore në dispozicion të mysafirëve, ku ju gjithashtu mund të bëni kamp. Kjo pushimore ka stallat e veta me kuaj dhe ofron kalërime për mysafirët e saj. Këtu organizohen edhe aktivitete të tjera të tilla si ecje në natyrë, shëtitje me bicikletë. Në mbrëmje ndezet një zjarr i madh përreth të cilit ju mund të uleni dhe të shijoni muzikën e mirë.

Një aktivitet të veçantë që ofron ky vend është parashutizmi. Aktiviteti zhvillohet nën mbikëqyrjen e profesionistëve. Këtu mbahen klasa me profesionistë të cilët u mësojnë të interesuarve kalërimin. Organizohen shëtitje në terren me fëmijë ku ata mund të mbledhin këpurdha, manaferra etj.Ushqimi që shërbehet këtu është BIO. Restoranti ofron raki shtëpie të boronicës, uthull molle, lëng boronice ndërsa kanë specialitete të shijshme të qumështit të dhisë.